Scholz mirëpret automjetet kineze me konkurrencë të ndershme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz mirëpret automjetet kineze me konkurrencë të ndershme

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha gjatë një vizite në Kinë të hënën se automjetet kineze do të jenë të mirëseardhura në tregun gjerman, por paralajmëroi ndaj përdorimit të praktikave të padrejta tregtare.

Edhe pse ekonomia gjermane ka përfituar nga kërkesa kineze për produkte të tilla si makina dhe kimikate, marrëdhëniet kanë qenë të tendosura me kompanitë gjermane, të cilat argumentojnë se përballen me barriera të padrejta të tregut në Kinë. E vetmja gjë që duhet të jetë e qartë është “konkurrenca e ndershme”, tha Scholz.

Scholz, i cili ndodhet në një udhëtim tre-ditor me disa drejtues të lartë gjermanë në Kinë, i bëri këto komente në një fjalim në Universitetin Tongji në Shangai. Ai vuri në dukje se kur automobilët japoneze dhe koreanojugorë u lejuan në Evropë, ekzistonte frikë se ato do të pushtonin plotësisht tregun në një zhvendosje të njëanshme drejt Azisë.

“Marrëzi!”, tha kancelari. “Tani ka automobilë japoneze në Gjermani dhe automobilë gjermane në Japoni,” tha ai. “Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Kinën dhe Gjermaninë.”

Advertisement

“Në një moment, do të ketë edhe automobilë kinezë në Gjermani dhe Evropë. E vetmja gjë që duhet të jetë gjithmonë e qartë është se konkurrenca duhet të jetë e ndershme. Kjo do të thotë, të mos ketë dumping, mbiprodhim, të mos ketë shkelje të së drejtës së autorit”, tha Scholz.

Ndalesa e dytë e vizitës treditore të kancelarit, Shangai, vjen pas një dite të parë në Chongqing, në jugperëndim të vendit. Të martën ai do të shkojë në Pekin për t’u takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang.

Vizita e Scholz-it vjen kur Bashkimi Evropian po shqyrton tarifa ndëshkuese për të mbrojtur prodhuesit e BE nga makinat elektrike kineze të importuara, me çmime më të përballueshme.

Advertisement

Kancelarin e shoqërojnë një duzinë drejtorësh ekzekutivë, duke përfshirë krerët e prodhuesve gjermanë të automjeteve Mercedes-Benz dhe BMW, si dhe kompania kimike BASF. Volkswagen-i, prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, mungon në udhëtim./DW/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy