Sekretari amerikan i Shtetit Blinken viziton Afrikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken viziton Afrikën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken udhëton drejt Afrikës Jugore të dielën, ku do të vizitojë tre vende të kontinentit afrikan. Ai pritet të mbajë një fjalim të rëndësishëm ku do të paraqesë strategjinë e administratës Biden për pjesën e Afrikës në jug të shkretëtirës së Saharasë.

Ekspertët i thonë Zërit të Amerikës se shqetësimet për të drejtat e njeriut ka të ngjarë të jenë një nga temat kryesore që do të trajtojë sekretari Blinken.

Advertisement

Për herë të dytë si kryediplomati amerikan, Sekretari i Shtetit Antony Blinken po viziton Afrikën. Ai do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në Afrikën e Jugut ku do të paraqesë strategjinë e administratës Biden për pjesën e Afrikës në jug të shkretëtirës së Saharasë.

Joseph Sany nga Instituti i Paqes i Shteteve të Bashkuara thotë se ai pret që Blinken të thotë se ka ardhur për të dëgjuar zgjidhjet e propozuara nga vetë afrikanët, për sfidat e kontinentit.

Advertisement

“Ne jemi atje për të parë se cilat janë zgjidhjet ekzistuese dhe si mund t’i mbështesim ato. Kjo është e rëndësishme sepse kur përpiqesh të marrësh drejtimin për të gjetur zgjidhje, embyt krijimtarinë e afrikanëve”, thotë zoti Sany.

Advertisement

Pasiguria ushqimore, agrobiznesi dhe mundësitë për të rinjtë e shumtë që ka rajoni, ka të ngjarë të marrin vëmendjen kryesore në axhendë.

Advertisement

Luftimet e fundit në pjesën lindore të Kongos kanë përshkallëzuar tensionet midis qeverive të Ruandës dhe Kongos. Kjo e fundit sipas Nicole Widdersheim nga Human Rights Watch e akuzon Ruandën se po përkrahë grupet M23, përkrahëse të grupit etnik Tutsi që po nxisin dhunë në rajon.

“Dhuna është rritur, civilët po vriten në lindje të Kongos, ne duam të shohim që qeveria amerikane të nxisë Ruandën dhe Ugandën të ndalojnë mbështetjen e forcave M-23 që po nxisin dhunën. Ne jemi të kënaqur që Sekretari Blinken do të shkojë në Ruandë dhe Kongo e cila gjithashtu ka një votim të rëndësishëm para vetës”, tha zonja Widdersheim.

Advertisement

Angazhimi me udhëheqësit në Kinshasa dhe Kigali është masa e duhur, thotë Michael O’Hanlon i Institutit Brookings.

Advertisement

“Mendoj se nëse (Sekretari) Blinken shpjegon se mbështetja e Amerikës për secilin vend do të jetë pjesërisht e kushtëzuar nga përmirësimi i përpjekjeve të tyre demokratike, të drejtave të njeriut dhe kundër krimit e korrupsionit, atëherë është e arsyeshme që ai të shkojë dhe të japë ato lloj mesazhesh”, thotë zoti O’Hanlon.

Vizita e zotit Blinken vjen pas një turneu në Afrikë nga Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili fajësoi mungesën e grurit mbi sanksionet perëndimore ndaj Moskës, në vend të sulmit të saj në Ukrainë.

Advertisement

Rusia po e fiton betejën e opinionit publik me fushatën e saj të dezinformimit në Afrikë, thotë zoti Sany.

“Është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin që të rrisin përpjekjet për informimin e afrikanëve, që të sqarojnë gjërat saktë”, thotë eksperti nga Instituti i Paqes i Shteteve të Bashkuara.

Advertisement

Zoti Sany gjithashtu vlerëson se do të duhet më shumë se një fjalim nga Sekretari Blinken për të kundërshtuar fushatën e dezinformimit të Rusisë. Por, vizitat e fundit nga diplomatë të nivelit të lartë amerikan janë një fillim i mirë. VOA/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy