Sekuestrohet 406 kg drogë në Francë, çfarë bënë trafikantët sa panë policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohet 406 kg drogë në Francë, çfarë bënë trafikantët sa panë policinë

Rreth 406 kilogramë kokainë u sekuestruan nga një varkë me vela nën flamurin polak në Gjirin e Biscay në Atlantik në perëndim të Francës, njoftuan sot autoritetet lokale, duke shtuar se operacioni është kryer me pëlqimin e autoriteteve në Poloni.

Konfiskimi ndodhi natën midis të enjtes dhe të premtes dhe droga u gjet në një varkë me vela në Gjirin e Biscay, tha prefektura e policisë lokale.

Dy anëtarë të ekuipazhit të një varke me vela me flamur polak u përpoqën t’i vënë zjarrin anijes në përpjekje për ta fundosur atë së bashku me drogën.

Droga, e ndarë në 19 thasë të mëdhenj, i është dorëzuar Shërbimit Kombëtar Kundër Narkotikëve, ndërsa po kontrollohet kombësia e dy të arrestuarve.

Advertisement

Në vitin 2023, doganat franceze sekuestruan 12 tonë kokainë në territorin e saj. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy