Seri sulmesh ndaj Ukrainës/ Viktima dhe të plagosur nga raketat ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seri sulmesh ndaj Ukrainës/ Viktima dhe të plagosur nga raketat ruse

Të paktën dy persona u vranë dhe 10 u plagosën në sulmet e fundit ruse në Ukrainë.

 

Kreu i administratës ushtarake në rajonin juglindor të Zaporizhzhias tha të dielën në mëngjes se një 42-vjeçar u vra dhe katër të tjerë u plagosën.

 

Advertisement

Në rajon e Kherson, një tjetër person u vra dhe katër të tjerë u plagosën gjatë granatimeve ruse. Sulmet goditën vendbanimet, infrastrukturën, një institucion mjekësor, një park kombëtar dhe disa depo, thanë autoritetet në këtë qytet.

 

Edhe në Kiev, dy persona u plagosën dhe 10 shtëpi u dëmtuan nga sulmet me raketa gjatë natës, tha kreu i administratës ushtarake. Alarmi për sulmin ajror zgjati pothuajse tre orë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Rusia thotë se ka parandaluar dy sulme me dronë të shtunën, një mbi rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën dhe një tjetër në periferi të Moskës.

 

Ukraina ka përshkallëzuar sulmet e saj në territorin rus gjatë muajve të fundit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy