SHBA-BE, “paqe” për avionët/ Liderët vendosin të hapin një kapitull të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA-BE, “paqe” për avionët/ Liderët vendosin të hapin një kapitull të ri

Një kapitull i ri edhe në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Brukselit: ky është mësazhi që përcuan liderët e Bashkimit Europian pasi pritën presidentin amerikan Joe Biden gjatë kësaj të marte, ku edhe ranë dakord të pezullojnë për pesë vjet mosmarrëveshjen 17-vjeçare mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve.

 

Boeing me bazë në SHBA dhe Airbus me bazë në BE janë në qendër të pretendimeve se subvencionet që ndihmojnë njërin nga prodhuesit, dëmtojnë tjetrin në tregun global. Mosmarrëveshja solli si rezultat një sërë tarifash të ndërsjellta gjatë administratës së mëparshme amerikane të presidentit Donald Trump, të cilat u pezulluan në mars.

 

Advertisement

Kjo marrëveshje do të sigurojë që punëtorët dhe kompanitë në këtë sektor kyç, të mund të konkurrojnë në kushte të barabarta.

 

Tema të tjera kyce gjatë bisedimeve mes Biden, Fon Der Lajen dhe Mishel ishin edhe përpjekjet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ndryshimin e klimës, si dhe bashkëpunimi në tregti dhe punët e jashtme.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy