SHBA-Gjermani mbështesin Izraelin, Erdogan i sulmon të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA-Gjermani mbështesin Izraelin, Erdogan i sulmon të gjithë

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme nga ndërkombetarët për të ndaluar dhunën, sulmet e përgjakshme mes izraelin dhe hamasit vijojnë të shkoktojnë dhjetërva viktima.

Presidenti i shteteve të bashkuara të amerrikës,Joe biden , ka shprehur në një telefonatë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetjen për një armëpushim.

 

SHTEPIA E BARDHE

Advertisement

 

“Presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi mbi angazhimin e SHBA-ve me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi. Inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.Presidenti përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet e raketave”

 

Edhe kancelarja gjermane, angela merkel ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin izraelit, ku ka kritikuar sulmet  me raketa nga Gaza ndaj Izraelit.

Advertisement

 

“Kancerlarja edhe një herë dënoi sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit dhe garantoi kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane. Të dy udheheqesit diskutuar përshkallëzimin aktual në konfliktin e Lindjes së Mesme”

 

N jë ditë më parë aministrata e Bidenit miratoi shitjen e armëve me vlerë 735 milion dollarëve për Izraelin.Por ky vendim  ngjalli reagimet e ashpra te presidentit turk,rexhep tajip erdogan, i cili  kritikoi perëndimin për mbeshtetjen ndaj dhunës e izraelitëve.

Advertisement

 

RECEP TAYYIP ERDOGAN

PRESIDENT I TURQISË

 

Advertisement

Ju po shkruani histori me duart tuaja të përgjakshme në këtë incident që është një sulm serioz joproporcional në Gaza, i cili po çon në martirizimin e qindra mijëra njerëzve. Valëvitja e një flamuri izraelit në Vjenë,eshte nje përpjekje per t’i bere  myslimanët të paguajnë çmimin që kanë paguar hebrenjtë nga gjenocidi”.

 

Nderkohe ministrat e jashtem te bashkimit evropian pritet te zhvillojnë një takim urgjent për të diskutuar rreth situatës në gaza. Nga ana tjeter  shefi i diplomacise greke Nikos Dendias ka vendosur të shohe nga afer  situatën ne terren duke vizituar Izraelin dhe Gazen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy