SHBA i thotë “jo” vaksinës së COVAX/ Trump refuzon të ndihmojë vendet e varfra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA i thotë “jo” vaksinës së COVAX/ Trump refuzon të ndihmojë vendet e varfra

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i përgjigjen thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ndihmuar vendet e varfra, që të kenë akses ndaj vaksinës sapo ajo të konfirmohet.

Programi i quajtur kovaks është ngritur në bazën e nismës globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë COVID-19.

Kjo është një nismë e përbashkët e ndërmarrë nga OBSH-ja, Koalicioni për Gatishmërinë kundër Epidemive dhe Aleanca e Vaksinave, e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates.

Presidenti Donald Trump deklaroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH-ja në muajin korrik, me argumentin se kjo organizatë keqmenaxhoi shpërthimin e koronavirusit dhe iu nënshtrua vullnetit të Kinës, ku u zbulua për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar.

Advertisement

Ndërkohë gjatë kësaj jave, komisioni europian bëri të ditur se do të japë një kontribut prej 400 milionë € në garanci për të mbështetur COVAX dhe objektivat e tij në kontekstin e përgjigjes botërore ndaj pandemisë. Programi i mbështetur nga 172 shtete ka mbledhur pothuajse 16 miliardë euro që nga 4 maji i vitit 2020.

SHBA i thotë “jo” vaksinës së COVAX/ Trump refuzon të ndihmojë vendet e varfra shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy