“Situata mund të përkeqësohet”/ SHBA porosit miliona doza të vaksinës kundër COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Situata mund të përkeqësohet”/ SHBA porosit miliona doza të vaksinës kundër COVID

Shtetet e Bashkuara porositën miliona doza të vaksinës potenciale kundër koronavirusit.

Kompania farmaceutike gjermane Biontech dhe prodhuesi amerikan i barnave Pfizer thanë se SHBA-ja porositi 100 milionë doza të vaksinës së mundshme nga këto firma.

Vaksinat mund të dërgohen në fund të këtij viti nëse testimi është i suksesshëm dhe nëse kompanive u jepet miratimi për prodhim emergjent.

Popullsia amerikane do ta marrë vaksinën falas.

Advertisement

Lajmi vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pandemia e koronavirusit në SHBA “me gjasë do të përkeqësohet, përpara se të përmirësohet”.

Trump tha se disa zona të SHBA-së janë në situatë më të mirë dhe u bëri thirrje amerikanëve që të veshin maska.

Thirrja paraqet një ndryshim të qëndrimit të Trumpit, i cili me muaj ka rezistuar ta veshë atë dhe nuk ka pranuar ta promovojë si masë mbrojtëse.

“Pavarësisht nëse ju pëlqejnë ose jo, maskat kanë ndikim”, tha Trump.

Advertisement

Ekspertët shëndetësorë thonë se, derisa nuk ka një trajtim efektiv për koronavirusin, maskat janë një nga opsionet e pakta në dispozicion për të ndihmuar luftimin e përhapjes së virusit.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve me koronavirus: mbi 3.9 milionë të infektuar dhe mbi 142,000 viktima./ REL

“Situata mund të përkeqësohet”/ SHBA porosit miliona doza të vaksinës kundër COVID shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy