SHBA, Idaho i paguan njerëzve 1.500 dollarë që të kthehen në punë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA, Idaho i paguan njerëzve 1.500 dollarë që të kthehen në punë!

SHBA, Idaho i paguan njerëzve 1.500 dollarë që të kthehen në punë!

Shteti amerikan i Idahos do t`i paguajë banorëve të tij të papunë 1,500 dollarë për t’i joshur të kthehen në punë dhe për t`i larguar kësisoj edhe nga përfitimet e shtuara federale të papunësisë. Përpjekja reflekton një propozim të paraqitur nga republikanët në Capitol Hill, i cili duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë të mbështesë miliona amerikanë që humbën punën për shkak të izolimit të imponuar prej pandemisë së koronavirusit.

Disa ligjvënës republikanë favorizojnë shpërblimet si mënyrë për t`i nxitur njerëzit t`i rikthehen punës, ndërsa demokratët e Kongresit në përgjithësi duan që të zgjatet bonusi javor prej 600 dollarësh, si formë e përfitimeve të miratuara nga Kongresi në muajin mars në vazhdën e paketës 2 trilion dollarëshe të ndihmës për koronavirusin.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow i tha CNN-it se pagesa prej 600 dollarë, e cila është vënë në krye të përfitimeve shtetërore, do të skadojë në fund të korrikut, ashtu siç ishte planifikuar.”Ne duam që njerëzit të kthehen në punë”, tha ai. “Presidenti po shikon mundësinë e një mase e cila të sigurojë një lloj bonusi për kthimin në punë,” shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy