SHBA-ja goditet nga një stuhi e fuqishme dimërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishme dimërore po lëvizë në lindje përgjatë Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar tornado në shtetet jugore dhe duke mbuluar me borë pjesën tjetër të vendit.

 

 

Një djalë 8 vjeç, dhe nëna e tij 30-vjeçare, vdiqën në Luiziana, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado. Po ashtu, një grua 54-vjeçare vdiq në këtë shtet për shkak të shkatërrimit të shtëpisë së saj nga tornadoja.

Advertisement

 

 

Stuhi të mëdha kanë goditur edhe pjesën qendrore të SHBA-së, duke shkaktuar mbyllje të rrugëve dhe shkollave, pasi shumë shtete kanë raportuar se bora ka arritur në lartësi deri në 1.2 metra.

 

Advertisement

 

Rreth 3.300 fluturime janë shtyrë dhe mbi 150 janë anuluar.

 

 

Advertisement

Afër 500.000 persona në katër shtete – Nebraska, Uajomi, Dakoda e Jugut dhe Minesota – janë paralajmëruar se do të përballen me stuhi bore, teksa erërat e fuqishme dhe reshjet e borës kanë vështirësuar udhëtimin. Miliona banorë të tjerë në mbarë SHBA-në po ashtu janë goditur me stuhi të fuqishme bore.

 

 

Po ashtu, stuhi të fuqishme janë paraparë se do të godasin Luizianën, Misisipin, Alabamën dhe pjesë të Floridës.

Advertisement

 

 

Të paktën 18 tornado kanë goditur Teksasin, Luizianën, Oklahomën dhe Misisipin, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Advertisement

 

Për shkak të motit të keq, autoritetet në Luiziana kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

 

 

Advertisement

Shumica e shteteve në SHBA do të ndjejnë ndikimin e stuhive, pasi parashikohet se temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës do të vazhdojnë në ditët në vijim.

 

 

Përveç shteteve amerikane, edhe Kanadaja është përballur me stuhi bore dhe erëra të fuqishme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy