SHBA “lejon” gazsjellësin rus, marrëveshje me Berlinin për projektin energjetik 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA “lejon” gazsjellësin rus, marrëveshje me Berlinin për projektin energjetik 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u dakordësuan për të lejuar përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, Nord Stream 2. Të dyja palët kanë rënë dakord se do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe kompanive gjermane, nëse Moska e përdor tubacionin si armë politike.

 

NED PRICE

ZEDHENES I DASH

Advertisement

“Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial, pavarësinë dhe rrugën e zgjedhur evropiane, ndërsa Rusia paralajmërohet që të mos e keqpërdorë ndonjë tubacion, përfshirë Rrjedhën e Veriut 2, për të arritur qëllime agresive politike”.

 

Ky projekt është kundërshtuar më herët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina dhe Polonia me argumentin se tubacioni do të dëmtojë sigurinë evropiane të energjisë.

 

Advertisement

Uashingtoni pretendon se projekti do ta rrisë varësinë e kontinentit të vjetër nga gazi rus dhe do t’i mundësojë Moskës të rrisë presionin politik mbi Poloninë dhe Ukrainën.

 

“Nord Stream 2” ka një vlerë prej 11 miliardë dollarësh. Vepra është afër përfundimit dhe do ta transportojë gazin rus në tregjet perëndimore, nën Detin Baltik.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy