SHBA: Lideri i lartë ushtarak i Hamasit është vrarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Lideri i lartë ushtarak i Hamasit është vrarë

Udhëheqësi i Hamasit, Marwan Issa, ka humbur jetën në një sulm ajror izraelit, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Si zëvendës komandant ushtarak, Issa është udhëheqësi më i lartë i Hamasit që ka vdekur që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Grupi palestinez, i cili kontrollon Gazën, nuk i ka komentuar zyrtarisht raportet për vdekjen e ti, shkruan BBC.

Burimet e mediave izraelite kanë raportuar se Issa u vra në një sulm në një kompleks tuneli nën kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore javën e kaluar.

Zëvendëskomandanti i krahut ushtarak të Hamasit – Brigadat Izzedine al-Qassam, konsiderohej si një nga njerëzit më të kërkuar të Izraelit.

Advertisement

Bashkimi Evropian, i cili e vendosi liderin e Hamasit në listën e tij të zezë terroriste, e lidhi atë drejtpërdrejt me sulmin e 7 tetorit të udhëhequr nga grupi që vrau rreth 1200 njerëz.

Ai ishte burgosur nga Izraeli për pesë vjet gjatë kryengritjes së parë palestineze, dhe ishte ndaluar nga Autoriteti Palestinez në 1997 deri në fillimin e kryengritjes së dytë në 2000.

Ushtria izraelite ka vrarë një numër udhëheqësish të lartë të Hamasit që nga 7 tetori.
Lideri politik i Hamasit, Saleh al-Arouri vdiq në një shpërthim në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh. Izraeli konsiderohet gjerësisht përgjegjës për atë sulm.

Z. Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se liderë të tjerë të Hamasit besohet të jenë të fshehur, “me gjasë thellë në rrjetin e tunelit të Hamasit” në Gaza.

Advertisement

Ai u zotua se SHBA do të ndihmonte Izraelin në kërkimin e tij të vazhdueshëm për udhëheqësit kryesorë të Hamasit, duke shtuar: “Drejtësia do të vijë edhe për ta”./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy