SHBA miraton dozë shtesë të vaksinës antiCovid për personat me imunitet të dobët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA miraton dozë shtesë të vaksinës antiCovid për personat me imunitet të dobët

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit për personat me sistem të dobët imunitar, duke besuar se kjo dozë i mbron ata më mirë.

Ky njoftim i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe më 12 gusht, për vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna, vlen për miliona amerikanë që janë më të ndjeshëm për shkak të transplantit të organeve, kancereve të ndryshme dhe problemeve tjera shëndetësore.

Disa shtete tjera, përfshirë Francën dhe Izraelin, kanë bërë rekomandime të ngjashme për popujt e tyre.

“Përmes këtij hapi synojmë të sigurojmë që më të ndjeshmit janë të mbrojtur më mirë kundër koronavirusit”, ka thënë Rochelle Ëalensky, drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Advertisement

Miratimi i dozës shtesë do të vlejë për rreth 3 për qind të të rriturve amerikanë – dhe nuk është thirrje për popullsinë e përgjithshme që të marrë një dozë përforcuese.

Zyrtarët amerikanë për shëndetësi vazhdojnë të monitorojnë nëse imuniteti i krijuar nga vaksina dobësohet mjaftueshëm që të jetë e nevojshme një dozë shtesë për secilin.

Deri më tani vaksinat vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje për popullsinë në përgjithësi, kanë thënë ata. Ky vendim vjen teksa varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe gjithandej në botë.

Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh.

Advertisement

Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin.

Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy