SHBA “presion” Izraelit: Duhet bërë më shumë për të mbrojtur jetët e civilëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur thirrjen ndaj Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve në Gaza. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA, Nathaniel Tek deklaroi se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të evituar humbjen e jetëve të pafajshme.

“Sigurisht që mund të bëhet më shumë dhe civilëve mund t’u jepen udhëzime më të sakta dhe më të qarta për të siguruar jetët e tyre. Ne besojmë se ndërsa qëllimi i Izraelit është atje për të siguruar mbrojtjen e civilëve, rezultatet gjithashtu kanë rëndësi dhe ne po punojmë dhe po i bëjmë presion qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që ata po i japin një premium jetës civile.”

Ai shtoi se mbrojtja e civilëve është po ashtu përgjegjësi e Hamasit, por sipas tij grupi terrorist nuk kishte treguar ndonjë interes mbi këtë çështje.

Në përfundim, ai tha se Izraeli mund të arrijë një fitore strategjike vetëm nëse mbronte civilët dhe punonte drejt një paqeje të qëndrueshme./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy