SHBA/ Ron DeSantis hyn zyrtarisht në garë për President

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA/ Ron DeSantis hyn zyrtarisht në garë për President

Ashtu siç kishte paralajmëruar, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka konfirmuar kandidimin për president të SHBA-së në vitin 2024.

 

“Kemi nevojë për guximin për të udhëhequr dhe forcën për të fituar. Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan” – u shpreh DeSantis në një videomesazh në rrjetet sociale.

 

Advertisement

Duke zgjedhur Twitter-in, të mërkurën në mbrëmje DeSantis u përpoq të përdorte strategjinë e ish-presidentit, Donald Trump, për t’u kthyer në një figurë kryesore politike.

 

Ai do t’i bashkohet një gare me shumë kandidatë republikanë, në përpjekje për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden.

 

Advertisement

Guvernatori i Floridës, deri në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, kishte marrëdhënie të mira me ish-presidentin, por hyrja në garë ka bërë që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë të niste sulmet ndaj tij para disa muajsh.

 

Analistët thonë se DeSantis pritet të jetë i kujdesshëm, duke shmangur sa më shumë përballjet që mund të vlerësohen denigruese për përkrahësit e ish-presidentit Trump.

 

Advertisement

Guvernatori e ka bërë të qartë se ai mbështet të njëjtat politika si Trump, por duke mos qenë aq kontradiktor sa ish-presidenti.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy