SHBA shpall “non grata” ish presidentin ekuadorian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA shpall “non grata” ish presidentin ekuadorian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” ish presidentin ekuadorin Abdala Jaime Bucaram Ortiz.

Në njoftimin nga DASH, bëhet me dije se ky vendim vjen pasi rezulton i përfshirë në shpërdorimin e fondeve publike, marrjen e ryshfeteve dhe ndërhyrjen në proceset publike.

“Gjatë mandatit të tij si president i Ekuadorit, Bucaram u angazhua në akte të shumta korruptive, duke përfshirë marrjen e ryshfetit dhe vjedhjen e fondeve publike. Ish-presidenti Bucaram ende nuk është përballur me përgjegjësinë për tradhtinë e tij ndaj besimit publik”, thuhet në njoftim.

Bazuar në seksionin 7031(c) të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta, zyrtarë të caktuar të qeverive të huaja të përfshirë në korrupsioni i madh dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Përvec ish presidentit ekuadorian, në SHBA nuk mund të hyjnë edhe bashkëshortja e Bucaram, María Rosa Pulley Vergara, dhe djemtë Jacobo Abdalá Bucaram Pulley, Abdalá Jaime Bucaram Pulley dhe Michel Abdalá Bucaram Pulley.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy