Shembet ndërtesa në Greqi, plagosen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembet ndërtesa në Greqi, plagosen tre persona

Një pallat është shembur pjesërisht mëngjesin e sotëm në rrugën Neorion në Pire të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në bregun e Moutsopoulos dhe mediat greke flasin për tre të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Menjëherë, zjarrfikësit kanë tentuar të nxjerrin një person.

Autoritetet janë njoftuar rreth orës 09:30 të mëngjesit për ngjarjen dhe në vendngjarje po operojnë 24 zjarrfikës, 8 automjete dhe një ekip me një qen special të shpëtimit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy