Shembja e godinës, flet kreu i SPAK: Po hetojmë, po çështja s’ka lidhje me atë që ndodhi dje te Teatri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK, ka nisur hetimin për kallëzimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tashmë hetimet kanë nisur për këtë çështje, por procedimi nuk është ndaj kryetarit Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ne kontaktuam me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin e pyetëm nëse do të ndikojë apo jo në hetime shembja e godinës së Teatrit.

“Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot. Nuk është kompetenca jonë. Por megjithatë, nëse do kemi ndonjë raport tjetër në lidhje me këtë, që mund të jetë në kompetencat tona, patjetër që do t’u bashkëngjitet hetimeve që kemi nisur”, u shpreh Kraja për gazetën “Panorama”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK-ut me pretendimin se kishin prova se janë falsifikuar firma dhe dokumente në procesin që po ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Advertisement

Drejtuesi i SPAK-ut, prokurori Arben Kraja, i tha BIRN-it se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar.

“Çështja është në hetim”, pohoi Kraja. Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK-ut Veliajn dhe Maznikun për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy