Shembja e godinës së teatrit, “shpërthen” Fatmir Mediu: Është koha për t’u ngritur të gjithë shqiptarët se nuk durohet më, ta largojmë pushtetin e inkriminuar dhe të sjellim ndershmërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembja e godinës së teatrit, “shpërthen” Fatmir Mediu: Është koha për t’u ngritur të gjithë shqiptarët se nuk durohet më, ta largojmë pushtetin e inkriminuar dhe të sjellim ndershmërinë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka “shpërthyer” ndaj qeverisë Rama.

Pasi është njohur për procedimin nga policia, në një intervistë për Ora News, Mediu tha se nuk e di akuzën për të cilën është proceduar.

Ndërsa theksoi se u ndje krenar që doli në protestë dhe se do të vazhdojë të dalë.

Fatmir Mediu: Unë nuk kam një njoftim zyrtar, e kam marrë nga media, dhe kjo tregon se çfarë shteti kemi. Bën propagandë në media pa arritur të komunikojë normalisht me atë që do të akuzojë.

Advertisement

Nuk e di as kush është akuza. E kam ndjerë veten krenar që kam qenë në atë shesh, duke dëgjuar qytetarë të klasit të parë me qëndrimet e tyre karshi zhvillimeve jo vetëm për shembjen e teatrit, por si e shikojnë ata demokracinë shqiptare. Një shtet anti kushtetues, një regjim që po gllabëron jetën e qytetarëve shqiptarë.

Aty nuk foli politika, por foli qytetari. Jo vetëm dje, por në çdo rast do të shkoj të protestoj, të ngre në protestë çdo qytetar për të mos pranuar antikushtetushmërinë, paligjshmërinë dhe të luftoj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Mediut, duhet të bëhen bashkë shoqëria, opozita dhe faktori ndërkombëtar për të larguar Ramën.

Fatmir Mediu: Është koha për të ngritur gjithë shoqërinë shqiptare për ti bërë ballë kësaj situate, por edhe ndërgjegjësim të faktorit ndërkombëtar. Duhet patjetër që zëri ndërkombëtar, zëri i qytetarëve, angazhimi i opozitës duhet të krijojë një lloj sinergjie dhe marrëdhënie të drejtë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ne largimin e pushtetit të inkriminuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy