Shfaqet intervista e papublikuar e Navalny: Nëse më vrasin, ka të tjerë që do të vazhdojnë luftën time

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shfaqet intervista e papublikuar e Navalny: Nëse më vrasin, ka të tjerë që do të vazhdojnë luftën time

Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt, besonte se vdekja e tij nuk do të ndryshonte asgjë në lidhje me betejën politike që ai po zhvillonte në Rusi dhe se “humë të tjerë ishin gati për të zënë vendin e tij, sipas një interviste që ai dha në dhjetor 2020, që nuk ishte shfaqur kurrë.

Videoja në fjalë është publikuar sot nga media franceze Libération dhe LCI.

“Unë besoj se nëse më vrasin, asgjë nuk do të ndryshojë sepse ka njerëz të tjerë të gatshëm për të më zëvendësuar”, tha Navalny në atë kohë. “Anëtarët e grupeve më mbështesin dinë të punojnë pa mua, sepse kaloj shumë kohë në burg çdo vit dhe ata janë mësuar të punojnë pa mua,” shtoi ai. 

Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht në një burg të Arktikut ku vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm”. Varrimi i tij u bë të premten e kaluar në Moskë.

Advertisement

Më 17 dhjetor 2020, në Berlin, saktësisht një vit para kthimit të tij në Rusi dhe arrestimit të tij, Navalny ishte takuar me Jacques Mer, i cili në atë kohë ishte anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues special për hetimin e helmimit të Navalny.

Navalny më pas dha një intervistë të filmuar për Mer, duke folur për rrethanat në të cilat u helmua në vitin 2020, rolin e inteligjencës ruse dhe vetë Putinin.

Kur Zhak Mer e kishte pyetur nëse mendonte se do të arrestohej pas kthimit në Rusi, Navalny ishte përgjigjur në mënyrë karakteristike: “A do të më arrestojnë në aeroport? Ose me vone? Nuk e kam idenë”.

Ajo intervistë megjithatë nuk u bë kurrë publike e ditës dhe më në fund u publikua sot, pas vdekjes./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy