Shifra shqetësuese/ Njerëzit po vdesin nga orët e gjata në punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifra shqetësuese/ Njerëzit po vdesin nga orët e gjata në punë

Orët e gjata të punës po vrasin qindra-mijëra njerëz në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745,000 njerëz vdiqën në 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës, për shkak të orëve të gjata të punës.

 

Advertisement

Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit.

 

OBSH gjithashtu tha që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Advertisement

Hulumtimi zbuloi se nëse punon mbi 55 orë në javë, ke një rrezik prej 35% të pësosh një goditje në tru dhe dhe një rrezik 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë.

 

Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, nxori në pah se pothuajse ¾ e atyre që vdiqën si rezultat i orëve të gjata në punë ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.

 

Advertisement

Zyrtarët e OBSH thonë se pandemia mund të rrisë shifrat sepse puna në distancë dhe ndadalësimi ekonomik lidhen me orët e gjata në punë.

 

“Ne kemi disa prova që tregojnë se kur vendet hyjnë në bllokim kombëtar, numri i orëve të punës rritet me rreth 10%”, tha zyrtari i OBSH, Frank Pega.

 

Advertisement

OBSH sugjeron që punëdhënësit duhet ta marrin parasysh këtë kur vlerësojnë rreziqet e shëndetit në punë të punëtorëve të tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy