Shisnin mishin e kuajve të sëmurë; shkatërrohet rrjeti i grupit kriminal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shisnin mishin e kuajve të sëmurë; shkatërrohet rrjeti i grupit kriminal

41 persona u arrestuan nga Europol pasi futën në treg mish kali të pakonsumueshëm.

 

Arrestimet u kryen në Spanjë e Belgjikë, ndërsa në pranga përfunduan dhe drejtuesit e rrjetit kriminal. Po ashtu u vunën nën hetim dhe gjashtë kompani me të cilat ishte lidhur organizatë kriminale.

 

Advertisement

Operacioni u drejtua nga Garda Civile spanjolle, pas një sërë hetimesh të kryera së bashku me autoritetet belge.Të akuzuarit, sipas Europol, kishin ngritur në vitin 2019 një fermë në Spanjë ku mbanin kuaj të sëmurë.

 

Kafshët grupi kriminal i siguronte nga zona të ndryshme periferike të Spanjës.

 

Advertisement

Trafikantët i merrnin kuajt falas për shkak të sëmundjeve që kishin ose i blinin deri në 100 euro. Më pas ata, i therrnin dhe mishin e shisnin në tregun spanjoll, atë gjerman Italian dhe belg duke gjeneruar fitime deri në 1500 euro për çdO kafshë.

 

Të gjithë të dyshuarit kishin funksione të ndryshme në këtë linjë trafiku: nga ata që merreshin me procesin e therrjes, e deri tek veterinerët që falsifikonin analizat e mishit apo dhe transportuesit.

 

Advertisement

Gjatë aksionit hetuesit zbuluan në fermën blegtorale 80 kuaj, të cilët vuanin nga sëmundje të ndryshme dhe që përbënin rrezik serioz për konsumatorin nëse mishi i tyre do të hidhej në treg. Ndërsa u sekuestrua afro gjysmë toni mish kali.

 

Sipas Europol, ky grup kriminal në çdo dërgesë ilegale me mish që bënte, fitonte deri në 35 mijë euro. Ndërsa nga viti 2019 ata kishte fituar afro 4.5 mln euro.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy