Ilir Meta shfaqet me “Super Sashën”: Ju pres nesër në Pallatin e Kongreseve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Meta shfaqet me “Super Sashën”: Ju pres nesër në Pallatin e Kongreseve

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë ka dhënë një mesazh tjetër, një ditë para Konventës Kombëtare të PL-së e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Meta shfaqet në video me macen e tij Sashën dhe përshëndet qytetarët.

“Me super Sashën, ju përshëndes të gjithëve, një ditë përpara Konventës historike të ditës së nesërme. Takohemi nesër dhe dëgjohemi nesën në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve”, thotë Meta.

Advertisement

Nesër në Konventë do të caktohet statuti i i ri i partisë. Gjithashtu do të zhvillohen zgjedhet për presdidentin e partisë. Në garën për President të Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Faik Basha do të jetë rivali i tij.

Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit./Vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy