Shkencëtarët: Qelizat T mbrojnë më mirë ndaj Covid-19 se antitrupat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët: Qelizat T mbrojnë më mirë ndaj Covid-19 se antitrupat

Rezultatet e një simulimi dixhital të kryer nga shkencëtarët kinezë tregojnë se qelizat T luajnë një rol më të rëndësishëm kundër koronavirusit se sa antitrupat. Ky studim u publikua në revistën Royal Society Open Science.

Limfocitet T ose qelizat T janë qelizat e bardha të gjakut që reagojnë ndaj substancave të huaja, siç janë viruset që hyjnë në trup, i cili është një element kyç i përgjigjes imune të fituar. Përmes këtyre qelizave sistemi imunitar aktivizon mekanizmat për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave që mbartin antigjene të huaja.

Studiuesit në Universitetin e Pekinit dhe Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore kanë zhvilluar një model matematikor të bazuar në përshkrime të sakta të të dhënave klinike nga qindra pacientë me Covid-19 për të kuptuar rolin e këtyre qelizave në parandalimin e infeksionit të rëndë të koronavirusit dhe vdekjeve.

Rezultatet e modelimit sasior të përgjigjeve qelizore tregojnë se përkeqësimi i imunitetit antiviral dhe anti-inflamator të qelizave T mund të jetë fatal për sëmundjen Covid-19. Qelizat T treguan se luajnë një rol më të rëndësishëm se sa antitrupat në kontakt me virusin SARS-CoV-2. Ato vrasin deri në 96.5% të grimcave virale tek pacientët me sëmundje të lehtë.

Advertisement

Përveç kësaj, përgjigjet anti-inflamatore, si frenimi i citokinës dhe shkalla e riparimit të indeve janë të lidhura drejtpërdrejt me numrin e qelizave T, prodhimi i të cilave është zvogëluar ndjeshëm tek pacientët me probleme të mëdha në shëndetin e tyre. Simulimet treguan se mungesa e qelizave T çoi në inflamacion dhe në një stuhi citonike që është edhe një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetës për shkak të Covid-19.

Autorët shpresojnë se zbulimi i tyre do të jetë bazë për një orientim të ri në luftën kundër Covid-19, bazuar në rritjen e numrit të qelizave T dhe zhvillimin e vaksinave të reja që synojnë rritjen e imunitetit qelizor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy