Shkencëtarët zbulojnë anti-trupin që minimizon rrezikun e shtrimit në spital prej Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët zbulojnë anti-trupin që minimizon rrezikun e shtrimit në spital prej Covid-19

Një grup mjekësh kanë kryer një studim mbi efektet e medikamentit Sotrovimab duke zbuluar se të trajtuarit me të kanë shumë më pak shanse për të përfunduar në spital krahasuar me medikamentet e tjera.

Sotrovimab është një anti-trup që vepron kundër koronavirusit si edhe viruseve të tjera të ngjashme.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”, grupi i mjekëve mori në mbikëqyrje 583 pacientë, ku 291 u mjekuan me Sotrovimab, kurse 292 me placebo.

Pas disa ditësh kurim, u verejt se vetëm 3 pacientë nga grupi prej 291 të tillëve nga ata që u trajtuan me Sotrovimab kishin nevojë për të shkuar në spital në krahasim me 21 pacientët që u dërguan në spital nga ata që u trajtuan ne placebo.

Advertisement

Studiuesit thanë se kjo e dhënë konfirmon se ky anti-trup ul me 85% rrezikun për shtrim në spital apo për të ndërruar jetë nga koronavirusi.

Personat e marrë në studim kishin simptoma për më pak se pesë ditë, ndërsa kishin sëmundje të tjera shoqëruese, gjë që zakonisht rëndon situatën e tyre në rastet kur preken nga koronavirusi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy