“Policia në shërbim të qytetarëve”, MPB Maqedoni shënon 7 majin – Ditën e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot (07.05.2024) në parkun e komunës së Aerodromit u mbajt manifestimi qendror me rastin e 7 majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, ku morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev, kryesia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarë të trupit diplomatik.

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit e vazhdoi traditën e viteve të kaluar – Dita e Policisë të festohet së bashku me qytetarët sipas motos “Policia në shërbim të qytetarëve”, kështu që pas pjesës zyrtare pati një pjesë argëtuese me një numër të madh të interpretuesve të njohur dhe prezantimin e pajisjeve të njësive të ndryshme policore dhe shoqërimin e qytetarëve me policinë.

Pas fjalëve hyrëse, kryesia e Ministrisë së Punëve të Brendshme ndau mirënjohje për policët më të mirë të njësive të ndryshme organizative të policisë për avancimin e profesionalizmit dhe aktiviteteve të realizuara operative.

Ceremonia solemne e përkujtimit të 7 majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, u pasurua edhe me program kulturo-artistik nga artistë të njohur.

Advertisement

“Policia në shërbim të qytetarëve”, MPB Maqedoni shënon 7 majin – Ditën e policisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy