minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shkoi vonë në shtëpi, babai vret vajzën me levë për çështje nderi (FOTO) - Struga.info


Shkoi vonë në shtëpi, babai vret vajzën me levë për çështje nderi (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi vonë në shtëpi, babai vret vajzën me levë për çështje nderi (FOTO)

Irani është tronditur nga një tjetër “vrasje nderi” pasi një 22-vjeçare është sulmuar për vdekje nga babai i saj. Reyhaneh Ameri, nga Kerman në qendër të Iranit, u sulmua me një levë hekuri, pasi sipas raportimeve erdhi vonë në shtëpi.

Mediat vendase thanë se ajo kishte mbijetuar për 24 orë pas sulmit, por ndërroi jetë nga humbja e gjakut. Zhvillimi vjen disa ditë pasi 19-vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj i refuzuar, dhe rreth një muaj pasi 14-vjeçarja Romina Ashrafi u vra për çështje morali nga babai i saj.

Viktima e fundit besohet se ishte kthyer në shtëpi rreth orës 11.30 të darkës të dielën, kur babai i saj i tërbuar kreu sulmin e dhunshëm. Oficerët thanë se babai i Rayhaneh i kishte thënë më parë gruas se do ta vriste bijën, dhe se kishte tentuar diçka të ngjashme dhe në 2017.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy