Shpërthim në një kafene në Rusi, detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthim në një kafene në Rusi, detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur sot në një kafene në qytetin Voronezh, në jug të Rusisë, si pasojë e të cilit janë thyer xhamat, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve duke cituar policinë lokale.

Në pamjet e publikuara nga rrjeti i lajmeve Zvezda, duket se janë thyer xhamat e kafenesë “Eastern Tea House”.

Grupi mediatik Mash raportoi se kafeneja është sulmuar në orët e para të mëngjesit, kur në ambient nuk kishte punonjës apo klientë.

Zyrtarët e policisë lokale thanë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, se ata kishin nisur një hetim pas raportimeve për dëmtime në kafene. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy