“Shpërthimi në Bejrut nga ndonjë raketë ose bombë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shpërthimi në Bejrut nga ndonjë raketë ose bombë”

President i Libanit i ka hedhur poshtë propozimet për nisjen e hetimeve ndërkombëtare mbi shpërthimin apokaliptik në Bejrut që vrau më shumë se 150 njerëz, dhe plagosi mbi 6 mijë të tjerë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se shkak I shpërthimit mund të jetë neglizhenca, por nuk përjashtoi mundësinë e hedhjes së një rakete.

MICHEL AOUN

PRESIDENT I LIBANIT

Advertisement

“Ekzistojnë dy skenarë të mundshëm për atë që ndodhi: neglizhenca ose ndërhyrja e huaj përmes një rakete ose bombe.”

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë libanez flet për mundësinë e sulmit ndaj tportit, pas deklaratës së presidentit Amerikan Donald Trump i cili ngriti dyshimet mbi ngjarjen.

Ndërkohë në Bejrut ekipe shpëtimi nga Franca, Rusia, Gjermania, Italia dhe vendet e tjera janë duke punuar ende në rrënoja. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 4 ditë pas shpërthimit, më shumë se 60 njerëz janë ende të zhdukur dhe se më shumë se 120 persona nga të plagosurit, janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa Bejruti ndodhet përballë një krize humanitare, presidenti francez Emmanuel Macron do të organizojë të dielën konferencën e donatorëve për mobilizimin dhe ndihmën e tyre në rindërtimin. Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar pjesëmarrjen. Ndërsa kreu i këshillit Europian Charles Michel vizitoi këtë të shtunë Bejrutin për të parë nga afër situatën.

“Shpërthimi në Bejrut nga ndonjë raketë ose bombë” shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy