Shpërthimi në kampin e refugjatëve në Gaza, mjekët: Qindra trupa janë djegur, të plagosurit nuk marrin dot ndihmë në kohë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi në kampin e refugjatëve në Gaza, mjekët: Qindra trupa janë djegur, të plagosurit nuk marrin dot ndihmë në kohë

Shpërthimi në një kamp refugjatësh në Gaza ka shkaktuar terror tek civilët. Ministria e Brendshme raportoi se 20 shtëpi”u shkatërruan plotësisht në kampin rezidencial të refugjatëve Jabalya.

 

Raportohet se qindra njerëz të vdekur dhe të plagosur mbërritën në spitalin indonezian të Gazës. Mjekët shprehen se ka një fluks të madh pacientësh, ndërsa shtojnë se gjendja e tyre është e rëndë.

 

Advertisement

Një mjek e përshkroi situatën e krijuar si një skenë që askush nuk mund ta imagjinojë. Ai tha se në spital ka qindra trupa të djegur dhe të lënduarit duhet të presin në dysheme, shtretër, korridore për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.

 

Autoritetet raportojnë se 8,485 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. Përveç kësaj, më shumë se 21,000 njerëz janë lënduar. Rreth 73% e vdekjeve janë gra, fëmijë dhe të moshuar, njoftoi ministria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy