
Me ardhjen e vjeshtës dhe me nisjen e shkollave dhe kopshteve janë shtuar fëmijët që paraqiten nëpër qendrat shëndetësore ne Tirane.
SONILA BRATI
MJEKE PEDIATRE
Advertisement
Në periudhën e gushtit më shumë ishin cerdhet dhe kopshtet që paraqiteshin, tani që shkolla ka filluar janë shtuar vizitat, kjo grupmoshë është më tepër prezente. Simptomat që paraqiten tek ne janë temperatura e lartë 39-40 , me gastrointerite, por janë shtuar rastet me laringit, për shkak të fresikimit të kohës, si dhe Angina purulente, ose grykët e qelbëzuara.
Për sa u përket infektimeve me Covid, pediatrja thotë se situata duket më e qetësuar krahasuar me muajt e verës.
SONILA BRATI
MJEKE PEDIATRE
Me covidin jemi më qetë dhe shifrat që raportojmë janë më të ulta. Kanë qënë shumë më tepër në qershor, korrik dhe gusht ndersa tani ka nje ulje te rasteve.
Advertisement
Mjekët këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes me higjienën tek fëmijët e vegjël si larjen e duarve, por edhe kur fëmija bie në kontakt si me virozë apo Covid tu japin sa më shumë lëngje.