Fluks në spitale nga virozat/ Shumica e pacientëve që kërkojnë ndihmë, fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks në spitale nga virozat/ Shumica e pacientëve që kërkojnë ndihmë, fëmijë

Fundjava ka sjellë një fluks më të madh të të pacientëve të vegjël në pediatrinë e QSUT dhe në qendrat shëndetësore. Fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë, të vjella dhe dhimbje barku, ndërsa kryesisht mbizotëron mosha 1-6 vjeç.

 

Krahas virozave nuk mungojnë as rastet me alergji apo shqetësime të tjera që kërkojnë konsulta me mjekun.

 

Advertisement

Mjekja Valbona Shahinaj në Qendrën Shëndetësore nr. 2 shpjegon se në muajin gusht u shtuan edhe infeksionet e lëkurës që vijnë kryesisht nga frekuentimi i plazheve dhe pishinave.

 

VALBONA SHAHINAJ

 

Advertisement

MJEKE PEDIATRE

 

Muajin e fundit janë shtuar infeksionet në lëkurë nga frekuentimi i plazhit. Të tregohet kujdes në zgjedhjen e ujit, të jetë i pastër që të shmangen infeksionet në lëkurë. Është shtuar edhe koha pasi ndryshimet klimatike ndryshojnë direkt tek fëmijët. Nis me një kollë që fillon si laringit, por në disa raste ka zbritur edhe është bërë bronkit.

 

Advertisement

Gjithashtu specialistët këshillojnë që prindërit të mos tregohen neglizhencë, sidomos tani që fëmijët rikthehen në kopshte e shkolla.

 

VALBONA SHAHINAJ

 

Advertisement

MJEKE PEDIATRE

 

Tani që presim dhe fillimin e shkollës duhet të jenë më të kujdesshëm. Të mos vishen trashë pasi temperaturat janë akoma të larta, po të jenë pak më të kujdesshmë në veshje, kur dalin jashtë dhe kur lagen nga shiu sepse ndikojnë direkt tek fëmijët nga një temperaturë e lartë, nga një temperaturë që fillon ftohja. Sido që të jetë puna prindërit nuk duhet të jenë neglizhencë, por të tregohen të kujdesshëm.

 

Advertisement

Çdo ditë në një poliklinikë në kryeqytet paraqiten me viroza apo infeksione të ndryshme 20-30 fëmijë që kanë nevojë për konsulta me mjekun pediatër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy