Covid-19 prek edhe dëgjimin/ Mjekët: Janë shtuar rastet e pacientëve që kërkojnë ndihmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19 prek edhe dëgjimin/ Mjekët: Janë shtuar rastet e pacientëve që kërkojnë ndihmë

Koronavirusi ndër të tjera duket se dëmton edhe shqisën e dëgjimit.

 

Mjekët specialistë pohojnë se numri i pacientëve që kryejnë kontrolle është në rritje, ndërsa vihet re se në periudhën post-covid rastet janë më të shpeshta.

 

Advertisement

KLODIANA ZAHARIA
MJEKE ORL, POLIKLINIKA E SPECIALITETEVE

Me të gjithë pacientët që i mbijetuan kësaj lufte dhe janë në periudhën post-covid ballafaqohemi me humbje të shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes. Pas disa valëve të pandemisë pamë që Omicron kishte ndikim të konsiderueshëm tek dëgjimi. Shumica e pacientëve pozitivë që kërkojën shërbim ambulator, kishin ankesë kryesore rënien e dëgjimit. Në fund të pandmisë kemi më shumë pacientë me këtë problematikë.

 

Por sa përqind e pacientëve të prekur nga covid kanë shfaqur probleme me dëgjimin dhe cilat janë moshat që kërkojnë ndihmë?

Advertisement

 

Nëse kemi 50 vizita në ditë, 80% prej tyre kanë ankesa për probleme të dëgjimit.

 

Zaharia thekson se disa nga faktorët që ndikojnë në dobësimin dëgjimit janë mosha, ambienti i punës dhe faktori genetik.

Advertisement

 

“Plakja e veshit, si rënie e dëgjimit me bazë moshën. Puna në një ambient me zhurma, punonjesit e fasonerive, call-center apo në aviacion, apo edhe faktori genetik”

 

Në Shqipëri, sipas studimeve, rreth 2 bebe në 1000 lindje normale dhe 1-2 bebe në 1000 lindje problematike paraqesin probleme dëgjimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy