Covid prek sistemin neurologjik/ Mjekët: Virusi lë pasoja afatgjata tek disa pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid prek sistemin neurologjik/ Mjekët: Virusi lë pasoja afatgjata tek disa pacientë

Më shumë se 15% e pacientëve të shtruar në shërbimin e neurologjisë pranë QSUT, po trajtohen për shkak të pasojave që Covid-19 ka lënë tek ata.

 

Mjekët neurologë rendisin disa nga pasojat afatmesme dhe afatgjata që mund të shkaktojë infeksioni, si dhe trajtimin që bëhet në këto raste.

 

Advertisement

ENTELA BASHA

SHERBIMI I NEUROLOGJISE, QSUT

 

15% e pacientëve të shtruar referojnë histori të kalimit të covid. Dhe kjo shifër është shumë. Çrregullime të shijes, nuhatjes, përqendrimit, konfuzionit mendor apo sëmundje të rënda që mund të ndodhin gjatë koagulimit apo periudhës që i sëmuri e kalon covid apo më pas, siç janë aksidentet vaskulare, cerebrale, por edhe hemorragji apo prekjet e nervave periferik. Covidi nuk jep çrregullime të kujtesës, por graviteti varet shumë nga mosha faktorët e riskut dhe kohëzgjatja.

Advertisement

 

Më të ekspozuara janë kryesisht moshat mbi 50 vjeç që përballen më këto probleme, por nuk mbeten pas as të rinjtë, simptomatika e të cilëve është më e lehtë.

 

Jep patologji të koagulimit që ndodhin këto simptomatika vaksulare cerebrale e kardiake. Mosha mbi 55 vjeç dhe kane faktor risku si diabet apo hipertension.

Advertisement

 

Mjekja neurologe tregon edhe kohën e rikuperimit që i duhet një pacienti.

 

10-15% e pacientëve rikuperohen brenda 6 muajve, ndërsa një % shumë e vogël e tyre kërkojnë edhe 1 vit.

Advertisement

 

Ndërsa tek fëmijët, mjekët neurologë raportojnë se janë të rralla rastet kur koronavirusi ndikon në sistemin neurologjik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy