Kanceri i gjirit edhe tek moshat e reja/ Mjekët: Janë rritur rastet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanceri i gjirit edhe tek moshat e reja/ Mjekët: Janë rritur rastet

Kjo është Fati Gjikaj, një nënë 31-vjeçare, e cila është diagnostikuar me kancer gjiri. Historia e saj e ka zanafillën rreth 6 muaj më parë, ndërsa me lot në sy u bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të mos i neglizhojnë kontrollet mjekësore.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit , në Vlorë nuk mund të flasësh për interes të shtuar të kontrolleve shëndetësore. Nderkohë mjekët onkologë ngrene shqetesimin për rritjen e rasteve tek moshat e reja.

 

 JULIANA CUNI – MJEKE ONKOLOGE

Advertisement

 

“Ka një trend në rritje të rasteve. Mendoj që ka ndikuar edhe pandemia , mbyllja për një vit  pati vonesa të kontrolleve periodike ose në kontrollet depistuese. Për fat të keq ende nuk ka një kulturë shëndetësore të kontrolleve. Ka  vite që bëhet lajm tetori rozë, por nuk mjafton vetëm ky muaj për muaj për depistimet. Është vëne re që ka prekje të moshave të reja, në qytetin e Vlorës mosha më e re është një vajzë 31 vjeçe që u diagnostikua me kancer gjiri dhe po mjekohet”, u shpreh onkologia Juliana Çuni.

 

Prej muajt janar të këtij viti në Vlorë janë diagnostikuar me sëmundjen e kancerit të gjirit 55 raste të reja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy