Shpërthimi rrafshoi bazën ruse/ Moska zyrtare thotë se dëmet nuk janë të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi rrafshoi bazën ruse/ Moska zyrtare thotë se dëmet nuk janë të mëdha

Shpërthimi i dy ditëve më parë në bazën ushtarake ruse Saki në Krime, ka shkaktuar dëme të mëdha. Imazhet satelitore tregojnë rrafshimin e saj dhe sipas mediave ndërkombëtare, 8 avionë janë shkatërruar.

 

Nga shpërthimi mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën 14 të tjerë. Moska tha se ngjarja ishte aksidentale dhe se u shkaktua nga shpërthimi i municioneve në një dyqan për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë nga zjarri.

 

Advertisement

Nga ana tjetër Kievi nuk ka marrë përgjegjësi dhe ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje.

 

Kjo cilësohet si humbja më e madhe për aviacionin rus që pas epokës sovjetike. Baza ajrore ka qenë pjesë e ushtrisë ukrainase por me aneksimin e Krimesë nga Rusia ajo u bë pjesë e forcave të federatës.

 

Advertisement

Ndërkohë luftimet e ashpra po vijojnë rreth qytetit lindor të Ukrainës, Pisky, teksa Rusia po tenton të kapë të gjithë rajonin e industrializuar të Donbasit.

 

Një zyrtar i republikës së vetëshpallur të Donjecku tha se forcat ruse ishin vetëm 10 kilometra larg qendrës së qytetit, por ky deklarim është mohuar nga zyrtarët ukrainas të cilët pohuan se qyteti është i fortifikuar dhe mbetet në duart e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy