Zjarret/ Bashkia Korçë bën bilancin: Dëmet me të mëdha janë shënuar në këto zona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret/ Bashkia Korçë bën bilancin: Dëmet me të mëdha janë shënuar në këto zona

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit.

Sipas nënkryetarit të bashkisë, Thanas Tona, dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës, pasi janë djegur plotësisht më shumë se 30 ha pyll me pishë dhe ah, ndërkohë që më shumë se 150 ha janë përshkruar nga zjarri. 5 ha është sipërfaqja e përshkurar nga flakët në pyllin me pisha në fshatin Gjonomadh, prej të cilave 1.5 ha të djegur plotësisht.

Po ashtu, 1.5 ha është sipërfaqja e djegur plotësisht edhe në pyllin e Manastirit të Shën Pjetrit në Vithkuq, ndërkohë që dëmet kanë qenë të mëdha në bimësi të ulët edhe në Leshnjë.

Sipas Tonës, në pyjet e Krushovës aktualisht kanë mbetur vetëm 4 punonjës të shërbimeve të bashkisë, të cilët monitorojnë situatën, pasi kemi të bëjmë tashmë vetëm me vatra sporadike, ashtu siç ka edhe në pyllin e Gjonomadhit.

Advertisement

Ndërkohë që në Leshnjë dhe në Vithkuq vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Burime nga bashkia e Pogradecit, bëjnë me dije se kemi një riaktivizim të vatrave të zjarrit në Malësinë e Mokrës, por nuk ka rrezik për banesat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy