Shpëtim Idrizi: Rama na preu në besë, në 4:30 të mëngjesit po hanim syfyrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpëtim Idrizi: Rama na preu në besë, në 4:30 të mëngjesit po hanim syfyrin

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga protesta për shëmbjen e Teatrit u shpreh se opozita duhet të bëjë sakrifica ose të shkojë në shtëpi.

Ai tha se përballja me një regjim te tille do skarifica, ndërsa u zotua se opozita do të jetë aty cdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve.

“Sot na u bë e qartë se shqiptarët duhet të rifitojnë demokracinë, sot u faktua se jemi nën regjim. Nuk ka asgjë të paqartë, para se të jemi opozitarë jemi qytetarë, ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve.

Sigurisht edhe si opozitë e bashkuar do të organizojmë protestat tona. Ju e shihni si po na tregohet arroganca, përballja me një regjim do sakrifica, nëse opozita nuk e bën këtë duhet të ikë në shtëpi, dhe le ta bëjnë qytetarët”,tha ai.

Advertisement

Ndërkohë aksionin e policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, Idrizi e cilësoi si pabesi.

“Ndodhi në orën 4:30 të mëngjesit kur qytetarët myslimanë po hanin syfyrin e agjerimit. Kjo është pabesi” – tha kryetari i PDIU.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy