ITALI – Policia italiane ka arrestuar një 62-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi pasditen e djeshme, 15 maj, tentoi të vriste me thikë gruan e tij 58-vjeçare.
Sipas informacioneve fillestare, sulmi ndodhi pas një debati të dhunshëm.
Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e gruas.
Kjo e fundit u godit tre herë me thikë, dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital.
Advertisement
Bashkëshorti u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “vrasje të mbetur në tentativë dhe abuzim familjar”.
Ende nuk dihet motivi, ndërsa 62-vjeçari tani ndodhet në burgun e Ivreas./vizionplus.tv