Shtohet presioni i SHBA-së ndaj Izraelit: Të depërshkallëzohet konflikti në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohet presioni i SHBA-së ndaj Izraelit: Të depërshkallëzohet konflikti në Gaza

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar qeverisë izraelite të punojë drejt një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës që do të lejonte lirimin e pengjeve të Hamasit dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare për popullsinë civile të enklavës së rrethuar palestineze.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se është bërë përparim në negociatat që synojnë një ndërprerje humanitare të armiqësive, por duhet bërë më shumë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim një ndërprerje të zgjatur të armiqësive për arsye humanitare,” shtoi ai.

Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për lajmin se ushtria izraelite liroi dy pengje gjatë një bastisjeje në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës, duke theksuar se kriza nuk mund të përfundojë pa lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit.

Advertisement

Në një telefonatë dje, presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit të Izraelit se ai “nuk duhet të vazhdojë” me një operacion ushtarak në Rafah pa një plan për të mbrojtur civilët e grumbulluar atje.

Uashingtoni nuk është kundër planeve të ushtrisë izraelite për “të shkuar në Rafah për të goditur Hamasin”, sqaroi Kirby, duke shpjeguar se Shtëpia e Bardhë nuk rekomandon vazhdimin e një operacioni në shkallë të gjerë “pa një plan të besueshëm për miliona njerëz që jazë strehuar në Rafah. Izraeli ka detyrimin t’i mbrojë ata.”/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy