Si u fuqizua mafia shqiptare në tregun e kokainës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si u fuqizua mafia shqiptare në tregun e kokainës?

Mafia shqiptare e ka siguruar vendin e saj në tregun e kokainës Evropiane.

Kështu shkruan e përditshmja italiane “Il Post”, sipas së cilës kjo mafie po rritet me hapa galopantë.

Gjatë viteve 2018 – 2020, shumica e arrestimeve për akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokaikë, përfshinin shtetas shqiptarë.

Përkatësish, 226 persona. Duke kaluar kështu arrestimet e brazilianëve dhe kolumbianëve.

Advertisement

Me rritjen e numrit të arrestimeve u rrit edhe cilësia ne menaxhim.

Shqiptarët, sipas “Il Post”, tashmë janë të strukturuar duke ndërtuar marrëdhënie më solide si me trafikantët në Amerikën e Jugut ashtu edhe me ata në Itali.

“Mafia shqiptare, si një hallkë lidhëse, është imponuar kudo”, shkruhet në artikull.

Në një shikim nga e kaluara, vetë raporti i Europol-it, tregoi se ajo kontrolloj një pjesë të madhe të tregut britanik të kokainës.

Advertisement

Por, për arsye logjistike dhe afërsie, vendi ku biznesi po lulëzon më shumë është, Italia.

Prokurori Publik në Catanzaro, Nicola Gratteri, gjatë një konference për shtyp, theksoi se shpesh ka thënë “ që mafia shqiptare është në zhvillim e sipër”.

Sipas tij, Shqipëria është një vend ku t’i mund të korruptosh shumë lehtë zyrtarët publikë.

Fuqizimi i mafies shqiptare mund të shihet fare mirë nga mega-operacionet e zhvilluara ndër vite.

Advertisement

Në shtator të vitit, 2020, operacioni ‘Los Blancos’ goditi klanin më të fortë shqiptar atë të kompanisë Bello.

Europol, Eurojust dhe Policia Italiane morën pjesë në hetimin dhe operacionin final.

I gjithë hetimi nisi nga një përleshje e dhunshme e ndodhur në vitin 2014 në qendër të Firences.

“Dy grupe kriminale me shtetas shqiptarë u përplasën për tregun e prostitucionit”, shkruhet në artikull.

Advertisement

Në këtë moment, Policia konstatoi se disa nga të arrestuarit ishin të përfshirë në trafikun e drogës.

Anëtarët e këtij grupi kishin komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonave celularë BlackBerry , nga ku Policia zbuloi kokainën që mbërriti nga Ekuadori në portet e Roterdam-it.

Nga ky destinacion kokaina u dërgua në Itali.

“Në çdo pako marka Bello u vendos për të vërtetuar cilësinë e supozuar të produktit”, shpjegoi prokurori kombëtar kundër mafias Federico Cafiero de Raho.

Advertisement

21 shtetas shqiptarë përfunduan në burg, ndërsa 80 të tjerë u arrestuan në Holandë, Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Rumani dhe Hungari.

Të arrestua ishin edhe Denis Matoshi dhe Dritan Rexhepi, njëri në Dubai e tjetri në Ekuador.

Rexhepi, kreu i kompanisë Bello, kishte shumë vite që banonte në Ekuador.

Ai, atje kishte shkuar pas vdekjes së Adriatik Tresës, liderit shumëvjeçar të mafies shqiptare në Amerikën e Jugut, i cili u vra më 20 nëntor 2020.

Advertisement

Katër vrasës të maskuar si policë u shfaqën në derën e vilës së tij, e vranë atë dhe truprojat e tij dhe u larguan.

Tresa ishte një emër i dëgjuar për forcat policore amerikano-jugore dhe evropiane.

Në Ekuador ai kishte gjetur një bazë solide dhe komode.

Arsyet pse mafia shqiptare ka zgjedhur Ekuadorin si qendër të biznesit të saj janë të shumta.

Advertisement

Kjo duke filluar nga vendndodhja e kufirit me Kolumbinë, vendndodhje qendrore, portet dhe mbi të gjitha korrupsioni i përhapur mes policëve dhe gjyqtarëve.

Adriatik Tresa, lideri shumëvjeçar i mafies shqiptare në Amerikën e Jugut
Prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në vend është raportuar që në fillim të viteve 2000.

“Deri në vitin 2016, mafia shqiptare kufizohej në mbështetjen e ‘Ndrangheta’s, e cila kontrollonte trafikun nga Amerika e Jugut”, shkruan Il Post.

Por në atë vit, megjithatë, pati një zgjerim të madh të kërkesës nga vendet evropiane – kështu që prodhimi u rrit dhe narkosët e Amerikës së Jugut kërkonin një palë tjetër.

Advertisement

Shqiptarët ishin gati.

Ata u bënë organizata e parë që shfrytëzoi nëndetëset për të transportuar kokainë nga Ekuadori në Amerikën Veriore dhe Qendrore.

Një nëndetëse me shtatë ton kokainë u zbulua në vitin 2013 në Limones, në provincën e Esmeraldas, në Ekuadorin verior.

Për shkak që mafia shqiptare ka marrëdhënie të ngushta me të gjitha grupet e krimit të organizuar italian, ka bërë që të kenë një strukturë të ngjashme.

Advertisement

Ajo është themeluar vetëm mbi lidhjet familjare.

Ekziston një këshill qeverisës, Bajraku, i krahasueshëm me kupolën mafioze.

Secili grup ka një kryetar dhe një nënkryetar, i cili nga ana e tij ka një zëvendës që është njeriu i ndërlidhjes me të gjithë anëtarët e organizatës.

Askush, brenda klanit, nuk konsiderohet të jetë punëtor.

Advertisement

Nuk ka formulë betimi për anëtarët e klanit; megjithatë, ekziston një kod i pashkruar, i bazuar te besa, pra besimi, respektimi i fjalës.(Il Post, Albanianpost.com)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy