Sindikatat protesta për 1 majin/ Paralajmërohen tubime masive në Francë dhe Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sindikatat protesta për 1 majin/ Paralajmërohen tubime masive në Francë dhe Gjermani

Orët e para të 1 majit kanë nisur me protesta në kryeqytetin gjerman, ndërsa mijëra njerëz marshuan kundër dhunës ndaj grave, rritjes së çmimeve dhe kushteve të punësimit.

Berlini ka një histori të gjatë marshimesh dhe protestash të 1 Majit, ndërsa mbrëmjen e kësaj të diele është planifikuar një organizim revolucionar, duke detyruar autoritetet të marrin masat e nevojshme të sigurisë.

 

Edhe në Francë janë paralajmëruar protesta masive ndërsa demonstruesit në të dyja anët e spektrit politik, por veçanërisht të majtët, pritet të shfryjnë zemërimin e tyre për rizgjedhjen e Presidentit Emmanuel Macron.

Advertisement

 

1 Maji mori domethënien aktuale si një ditë për protestë të mbështetur nga sindikatat, duke filluar në Paris në vitin 1889, kur një federatë e grupeve socialiste dhe sindikatave nga një sërë vendesh themeloi Internacionalen e Dytë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy