Sinjali misterioz nga hapësira që përsëritet prej dy vjetësh çdo 16 ditë befason shkencëtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sinjali misterioz nga hapësira që përsëritet prej dy vjetësh çdo 16 ditë befason shkencëtarët

Sinjale misterioze kanë ardhur nga hapësira prej më shumë se 500 ditësh dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt përse.Valët e përsëritura të radios që mbërrijnë nga një pikë në qiell kanë ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje. Sinjalet thuhet se përsëriten çdo 16 ditë. Ato u regjistruan për herë të parë nga teleskopi CHIME në Kanada.

Burime i tyre nuk është zbuluar ende. Edhe pse kjo mund të duket jashtëzakonisht e ngjashme me filmin “ Independence Day”, sinjalet nuk mendohet se vijnë nga të huajt të gatshëm për të sulmuar planetin. Shpërthimet e shpejta të radios (FRB) janë një fenomen hapësinor që i ka mahnitur për vite të tëra astronomët.

Mendohet se ato vijnë nga shpërthime të mëdha që ndodhin në thellë në hapësirë, por më pas zbehen në më pak se një sekondë. Disa shkencëtarë mendojnë se burimi i sinjalit të përsëritur mund të jetë një zonë e formimit aktiv të yjeve, e ndodhur 500 milion vite dritë larg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy