Situata në Afganistan, talebanët: Trupat ushtarake që do vazhdojnë të qëndrojnë do të shihen si vazhdim i pushtimit, do formohet një qeveri islamike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata në Afganistan, talebanët: Trupat ushtarake që do vazhdojnë të qëndrojnë do të shihen si vazhdim i pushtimit, do formohet një qeveri islamike

“Nëse trupat ushtarake perëndimore qëndrojnë në Afganistan, do të konsiderohet një vazhdim i pushtimit”, tha zëdhënësi i talebanëve në Kabul.

Deklarata e Zabihullah Mujahid erdhi para datës 31 gusht, që është afati kur presidenti Joe Biden deklaroi se misioni amerikan në vend do të përfundonte.

Pentagoni, deklaroi të dielën se kontigjenti i forcave amerikane që kanë mbetur në aeroport, numëron më pak se 4 mijë ushtarë. SHBA filloi para të martës të tërheqë trupat e saj nga vendi.

“Çdo prani ushtarake që do qëndrojë në vend, do të konsiderohet nga afganët si një vazhdim i pushtimit”, tha Mujahid për mediat ndërkombëtare. “Afganët janë shumë të ndjeshëm në lidhje me këtë çështje”.

Advertisement

“Së pari, forcat amerikane duhet të tërhiqen, së dyti, do të krijohet një qeveri islamike. Vrasja e njerëzve në emër të islamit, nuk mund të jetë një justifikim për të vazhduar luftën në vend ose për të vrarë njerëz”.

“Ne besojmë se ata e kuptuan të vërtetën dhe situata e vendit është intensive, njerëzit nuk kanë më fuqi për të luftuar. Do të formohet një qeveri islamike dhe afganët do të fitojnë pavarësinë e tyre”.

Talebanët erdhën në pushtet në mesin e muajt gusht, pas një pushtimi të shpejtë të vendit, i cili kulmoi me ikjen e presidentit, Ashraf Ghani.

Regjimi i ri, i prirur për ta portretizuar veten si më i moderuari se ai në fundin e viteve 1990 kur u vendos një formë strikte e sundimit islamik, ka premtuar se do të respektojë të drejtat e grave dhe do të falin ata që luftuan kundër tyre. Megjithatë shumë afganë u shprehën skeptikë në lidhje me këto deklarata, ndërsa mijëra të tjerë të dëshpëruar vendosën për t’u larguar nga vendi.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy