Situata nga Covid 19/ Maqedonia e Veriut nuk do të hapë aeroportet, ja afati i mundshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata nga Covid 19/ Maqedonia e Veriut nuk do të hapë aeroportet, ja afati i mundshëm

Situata nga Covid 19/ Maqedonia e Veriut nuk do të hapë aeroportet, ja afati i mundshëmMaqedonia e Veriut ndodhet në situatë të vështirë për shkak të koronavirusit dhe nuk ka asnjë plan për të hapur kufijtë ajrore. Drejtori i Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, Tomisllav Tuntev tha se nuk pritet që aeroportet e vendit të hapen përpara 15 korrikut.

Momentalisht numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar është vetëm 7 deri në 10 për qind dhe në to përfshihen fluturimet ushtarake, speciale mjekësore, shtetërore, humanitare dhe fluturimet për riatdhesimin e shtetasve, të cilët kanë mbetur jashtë territorit të vendit në kohën kur shpërtheu pandemia dhe u mbyllën kufijtë në të gjitha shtetet evropiane, njofton Portalb.mk.

“Vendimin për hapjen e aeroporteve, në bazë të të dhënave prej Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit të Krizës, ne si trup rregullator nuk kemi ndikim ndaj asaj, ne vetëm mund t’ua japim të dhënat për vendet tjera të Evropës, për aeroportet e shteteve tjera, për dispozitat dhe rregullat për fluturim të cilat i publikoi Bashkimi Evropian – ne atë e bëjmë çdo ditë, por vendimi do të merret në bazë të gjendjes shëndetësore në vend.

Vendimi për hapjen e aeroporteve do të varet prej masave tjera, para se gjithash nga shfuqizimi i karantinës dhe nga hapja e kufijve ndërkombëtar për qarkullim të udhëtarëve, pasi që e dini se në aeroporte është kufi ndërkombëtar dhe vlejnë të njëjtat rregulla sikur për kufijtë tjerë.

Advertisement

Vlerësimi im është që përpara 15 korrikut sigurisht nuk do të hapen aeroportet, a në lidhje me gjendjen se si do të jetë këto ditë me numrin e të infektuarve dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor, mendoj se në pjesën e dytë të korrikut do të mundej të merret vendim, por e gjithë kjo është supozim”, thotë për Portalb.mk, Tuntev. Ai thotë se operatori i aeroportit , TAV është i përgatitur për të filluar punën, sipas rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19.

“Në parim jemi në komunikim me operatorin e aeroportit TAV, ata janë të përgatitur. Përgatitjet përfundimtare në lidhje me shenjëzimet, rregullat, kriteret, dispozitat, po përgatiten. Kështu që e gjithë kjo, sipas meje, varet se si do të zhvillohet situata te ne, në cilin nivel do ta kemi sistemin shëndetësor dhe nëse do të shfuqizohen masat për karantinë të obliguar gjatë hyrjes së të huajve në vendin tonë”, thotë Tuntev.

Në lidhje me atë se a mund të hapen linja me fluturime njëkahëshe prej Maqedonisë së Veriut në ndonjë destinacion të caktuar, ai thotë se kjo nuk është e logjikshme, pasi do të ishte jofitimprurëse për kompaninë.

“Për fluturime njëkahëshe nuk ka mundësi se nuk është fitimprurëse. Kush do të udhëtojë vetëm në një drejtim? Transportuesi do të duhej që të pajtohet që të udhëtojë vetëm në një drejtim me udhëtarë, ndërkaq të kthehet zbrazët – ajo nuk është logjike. Veç asaj, dalja e qytetarëve është e lejuar në kufirin tonë, a pikëpyetje është nëse është e lejuar hyrja e shtetasve të Maqedonisë në vendet tjera. Sipas të gjitha gjasave mund të lejojë Bullgaria, apo Serbia që i ka hapur kufijtë, por shtetet tjera kanë kushte tjera”, thotë drejtori i Aviacionit Civil.

Advertisement

Aeroportet e Maqedonisë së Veriut janë të mbyllura prej më 18 mars, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona. Me këtë është shkaktuar dëm serioz në trafikun ajror të vendit. Deri në fund të majit, në trafikun ajror janë humbur rreth gjysmë milioni pasagjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy