Skandali: Kapen ‘mat’ rojet e sigurisë, po bënin seks me të karantinuarit në hotel, ja çfarë rrezikohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali: Kapen ‘mat’ rojet e sigurisë, po bënin seks me të karantinuarit në hotel, ja çfarë rrezikohet

Një skandal i vërtetë mund të quhet ai që ka ndodhur së fundmi në Australi.

Mësohet se rojet e sigurisë që janë punësuar për të monitoruar turistet në hotel të cilët janë të karantinuar , janë kapur “mat” duke bërë seks me ta.

Ngjarja ka ndodhur në Victoria, dhe mediat britanike shkruajnë se stafi ka qenë aktiv nga ana seksuale me disa persona të izoluar në hotel për shkak të COVID19.

Ata rrezikojnë të përhapin më shumë pandeminë, dhe pse Victoria është tashmë në situatë alarmante.

Advertisement

Ditën e mërkurë u raportuan 73 raste të reja, 20 prej të cilëve nuk ishin kontakte të mëparshme.

Që prej 29 marsit, 20 mijë persona janë kthyer nga vendet e tjera dhe duhet të kalojnë 2 javë izolim në hotele për të shmangur përhapjen e semundjes.

Por autoritetet vunë re që po përhapej nga stafi pasi bënë disa testime që gjurmon vatra të ndryshme të vírusit.

Autoritetet e shëndetit besojnë se vírusi merret në vendet e karantinës së hotelit dhe më pas përhapet në mesin e miqve dhe familjes së rojeve të sigurisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy