Sonte Champions League në Tring/ Uzuni dhe Ferencvaros duan mrekullinë, PSV sfidon Benficën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte Champions League në Tring/ Uzuni dhe Ferencvaros duan mrekullinë, PSV sfidon Benficën

Uefa Champions League luan sot tre sfidat e para të kthimit për fazën e play-off. Në ndeshjet e orës 21:00 të cilat do transmetohen si gjithnje vetëm në platformen Tring, do të njihen tre ekipet e para që shkojnë në fazën e grupeve përmes play-offit.

 

Ndeshja më e fortë në leter është ajo mes PSV dhe Benfices. Ndeshja e parë në “da Luz” përfundoi 2 me 1, një rezultat i ngushte që favorizon zhvillimin sonte të një beteje të fortë në “Filips arena” në Holandë.

 

Advertisement

Transferimi i Dumfries tek Inter e ka zbehur shumë potencen sulmuese te PSV, mirëpo faktori fushë mund të jetë një shtysë për të tentuar përmbysjen.

 

Ndërkohe Jorge Jesus ka goxha alternativa në dispozicion për të tentuar kapjen e objektivit të parë sezonal. Me shumë interes për futbolldashesit në vendin tonë është dueli tjetër mes Ferencvarosh dhe Young Boys.

 

Advertisement

Tek hungarezet luan lojtari ynë i kombëgares Myrto uzuni i cili ishte i pafat në humbjen e pësuar 3 me 2 në zvicer pasi gaboi nga pika e bardhe e penalltisë.

 

Të zotët e shtëpisë kanë nevoje për një ndeshje perfekte për të kaluar kampionet e Zvicres. Më e lexueshme situata në  ciftin e trete dhe të fundit mes Malmo dhe Ludogorets. Suedezet fituan ndeshjen e parë 2 me 0 në shtëpi dhe tani shkojnë shumë më të qete në Bullgari për të siguruar një bilete për në fazën ë grupeve, aty ku lajnë më të mirët e kontinentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy