Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot

Nëse do të përmendnim “La Ciociara”, kujt nuk do t’i kujtoheshin britmat e Cesirës. Dhimbja dhe pafuqia e një nëne të përdhunuar së bashku me vajzën e saj 12 vjeçare, nga një grup ushtarësh afrikano- veriorë të Ushtrisë Çlirimtare. E kemi fjalën për ikonën e kinematorgrafisë Sophia Loren, një vajzë me bukuri të mahnitshme dhe njëkohësisht shumë e turpshme. Loren fitoi Oscarin vetëm në moshën 28 vjeçare, por nga ndjesia e thellë e turpit dhe emocionet e forta nuk u ngjit vetë në skenë të merrte çmimin, sepse e sigurtë që do t’i kishte rënë të fikët siç shprehet ajo.

Diva e kinematogrfafisë italiane vetëm për pak ditë feston 90 vjetorin e lindjes, saktësisht më 20 shtator. Po ashtu feston edhe 74 vite karrierë. Akademia e Filmit në Los Angeles do t’i bëjë një nderim me një retrospektivë të të gjitha sukseseve të saj.

Ajo ka pasur një jetë të vështirë. Ishte vajza e një pianisteje të bukur dhe moderne për kohën, Romilda Villani. Pas jetesës në Romë, Loren bashkë me nënë dhe motrën Maria u zhvendosën për të jetuar në Pozzuoli së bashku me gjyshërit e saj nga nëna.

Advertisement

“Një baba i munguar dhe një nënë tepër e ekspozuar ishin turpi im, por edhe fati im”, është shpreur Sophi në një intervistë për Guardian.

“Në Pozzuoli nuk kishim asgjë. Aty uria nuk mbaronte kurrë. Kishte luftë. Gjithçka shkonte kundër nesh. Mund të kishim vdekur nga nata në natë”, vijoi ajo.
Nëna e saj kishte një aftësi të jashtëzakonshme për mbijetesë, gjithmonë do të gjente një mundësi. Në shtëpinë e prindërve të saj Romilda Villani e shndërroi dhomën e ndenjies në një kafene të vogël ku vinin dhe shlodheshin ushtarët amerikanë. Nëna e saj bënte pije, i binte pianos, vajza Maria këndonte dhe Sophia ishte kamariere.
Deri në moshën 15 vjeçare, Sophia e kishte mbiemrin Lazzaro, me këtë identitet ajo mori pjesë në një konkurs bukurie dhe fitoi “Miss Eleganza”. Aty ajo njihet me producentin Carlo Ponti i cili i ndryshoi emrin në Sophia Loren, për ta drejtuar atë me imazhin e duhur drejtë kinematografisë dhe për ta mbrojtur atë nga producentët e Hollivudit të cilët mund të marroseshin nga bukuria e saj.

Sophia ka kaluar një jetë të trazuar edhe me marrëdhëniet e saj sentimentale. Lidhje që zgjasnin pak kohë derisa njohu Cary Grant në setin e filmit “The Pride and the Passion”. Ajo ishte 23 vjeç në vitin 1957 kur u dashuruan dhe jetuan bashkë deri në vitin 2007 kur Pont vdiq.

Advertisement

Loren solli në jetë dy fëmijë, Carlo më 1968 dhe Edorado më 1973. Ndjesia e pashoq e të qenurit nënë e re, e bëri Loren të dashurohej më shumë me jetën. Suksesi i saj ishin fëmijët sa madje ajo u shpreh: “Fëmijët e mi janë filmat më të mirë që kam bërë”.

Sophia Loren ka luajtur në më shumë se 80 filma dhe ka fituar dy Oscar. Në jetën e saj ajo shprehet se ka marrë çdo gjë të mirë që ka dashur.

“Mendoj se kam arritur të bëj shumë gjëra të mira. Kam gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Kam një familje të mrekullueshme, me fëmijë e nipër e mbesa të bukura. I vetmi peng që kam është se nuk arrita kurrë të martohem me fustan të bardhë, kjo ishte ëndërra e jetës sime që vazhdoj ta kem ende brenda meje”, shprehet diva e kinematografisë botërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy