Sot në TRING/ Atalanta-Villareal luhet në 19:00 për biletën e fundit të Champions

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot në TRING/ Atalanta-Villareal luhet në 19:00 për biletën e fundit të Champions

Uefa Champions League do të duhet ende të njohe skuadrën e 16 dhe të fundit të kualifikuar për në fazën tjetër.

 

Kjo për shkak se dueli i grupit F, Atalanta vs Villareal që duhet të luhej të mërkurën në orën 21:00 u shty për shkak të reshjeve të dendura të borës në Bergamo.

 

Advertisement

Ndonëse fillimisht gjyqtari anglez Antoni Taylor vendosi që ndeshja të niste 20 minuta me vonesë, pra në 21:20, me një komunikim të fundit me dy kapitenet dhe trajneret, gjyqtari së bashku me delegatin e Uefa-s, vendosi që ndeshja të shtyhej, për shkak se reshjet ishin në sasi të konsiderueshme dhe pamundësonin qoftë edhe kushte minimale për lojtarët.

 

Fillimisht u komunikua që takimi do të luhej  këtë të enjte në 16:30, por më tej pati një njoftim të dytë, dhe Uefa saktësoi se dueli do të luhet në 19:00.

 

Advertisement

Kjo për shkak të kërkesës së klubit Italian për ti ardhur në ndihme edhe tifozeve vendas të cilët në 16 e 30 mund të kenë probleme me vajtjen në stadium duke qënë se është një orar pune.

 

Përballja italo-spanjolle është direkte për kualifikimin dhe do transmetohet nw Tring. Atalanta ka 6 pikë, 1 më pak sesa Villareal ndaj nuk ka rrugë tjetër vec fitores për të kapur objektivin e madh. Berat Gjimshiti në formacionin zyrtare të pragndeshjes që u shty nuk figuronte titullar, pasi ne vend të tij ishte preferuar Demiral nga ana e trajnerit Gasperini.

Sido të shkojë punë në këtë ndeshje, vendi i parë i Manchester United nuk cënohet pasi “djajtë e kuq” e blinduan në barazimin shtëpiak 1 me 1 kundër Young Boys. Grenud shënoi një supergol për anglezet, ndërsa Rider barazoi në fundin e pjesës së parë. Megjithë lojën e mirë të zviceraneve rezultati në pjesën e dytë nuk ndryshoi më.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy