Champions në Tring/ 3 ekipet e fundit që “prenë biletën” për fazën e grupeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions në Tring/ 3 ekipet e fundit që “prenë biletën” për fazën e grupeve

Tre ekipet e fundit që siguruan kualifikimin për fazën e grupeve të Uefa Champions League janë Salzburg, Sheriff dhe Shakhtar.

 

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u luajtën sfidat e fundit të fazës play off, ku spikati përballja mes Shakhtar dhe Monaco. Fitorja 1-2 në minutat e rregullta të lojës nuk u mjaftoi francezëve për të vazhduar më tej garën. Kjo për shkak të fitores 1-0 që ukrainasit kishin siguruar në ndeshjen e parë në “Principate”. Gjatë 30 minutave shtesë pas përfundimit të kohës zyrtare, Shakhtar shënoi golin e fitores.

 

Advertisement

Dinamo Zagreb nga ana tjetër nuk e gjeti dot mrekullinë përballë Sheriff Tiraspol, për shkak të humbjes 3-0 në sfidën e parë. As kjo humbje nuk i motivioi ukrainasit të shënon gol, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-0.

 

Salzburg u kualifikua pa shumë vështirësi, ndonëse Broendby u përpoq të përmbyste humbjen 2-1 të ndeshjes së parë në Austri. Një gol i danezëve sonte ishte i pamjaftueshëm përballë dy të austriakëve, që të vazhdonte ëndrrën Champions.

 

Advertisement

Të treja sfidat u transmetuan ekskluzivisht vetëm në platformën “Tring”.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy